Lajme
Shumë shtete evropiane mund të mbyllen për festat e fundvitit
Duke parë situatën me Covid, vendet e Bashkimit Europian po shtrëngojnë me radhë masat kufizuese nga frika e përhapjes së koronavirusit me rastin e festave të fundvitit, përcjell albinfo.ch.
Holanda është e fundit që njoftoi mbylljen totale me Britaninë e Madhe, ndërsa më herët Italia, Greqia, Gjermania dhe Austria morën masa drastike izoluese.
Në Greqi, ku sipas hetimeve epidemiologjike të kryera kryesisht në zonën e Selanikut dhe rrethina rezultoi se pjesa dërrmuese e përhapjes së infeksionit ishin vatra familjare, Qeveria ka vendosur masa të reja kufizuese me rastin e festave.
Sipas këtyre masave, orari i ndalim-qarkullimit rritet me 11 orë, duke filluar nga ora 18:00 deri në 05:00. Ky kufizim vetvetiu parandalon edhe tubimet dhe grumbullimet familjare që mund të pasojnë festën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.
Italia ka hyrë e gjitha në karantinë, pas vendimit të Qeverisë për të hequr dorë nga praktika e ndjekur deri më tani për të vendosur masat sipas rajoneve në varësi të përhapjes së virusit. Pas vendimit të Qeverisë “Conte”, tashmë i gjithë vendi është shpallur zonë e kuqe me ndalim-qarkullimi, duke pezulluar të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse.
Austria po ashtu pothuajse ka mbyllur plotësisht kufijtë e saj, duke kufizuar edhe mjetet e transportit tranzit, ndërsa Holanda njoftoi mbylljen totale të kufijve me Britaninë e Madhe pas raportimeve për shpërthimin e një mutacionit të ri virusi në Anglinë Jugore, megjithëse autoritetet dhe OBSH ende nuk mund të thonë asgjë për vdekshmërinë e tij.
Gjermania këtë javë ka regjistruar rekord të rasteve me infektime, deri mbi 50 mijë infektime në ditë, gjë që vendin mund ta dërgojë në masa të reja edhe për festat e fundvitit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













