Futboll
Shtyhet finalja Drita-Lienfield, njoftimi i UEFA-s për anulimin e ndeshjes
Finalja e paraeliminatoreve mes Lienfiled dhe Dritës është shtyrë. Ky ka qënë postimi i Lienfield në rrjetet sociale pak minuta më parë. Arsyeja ka të bëjë me Covid-19 dhe lëmshin e krijuar nga UEFA, transmeton albinfo.ch.
Ky takim ishte planifikuar të luhej në orën 18.00, në Colovray Stadium. Nga momenti në moment priten të reja nga UEFA.
Ndeshja parashihej të zhvillohej në Nyon të Zvicrës, në “Colovray Stadium”, nga ora 18:00 në pasditën e sotme.
Në njoftimin e UEFA-s thuhet: “Pas vendimeve nga autoritetet zvicerane të shëndetit, në bashkëpunim me UEFA-n, e gjithë skuadra e Dritës është në karantinë”.
Nga ana tjetër, edhe klubi futbollistik i Dritës ka njoftuar për anulimin e ndeshjes.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojme qe ndeshja finale e paraparë të zhvillohet sot në orën 18:00 me kampionin e Irlandës së Veriut, Linfild është anuluar.
Vendimi është marrë nga autoritetet zvicerane për shkak që në testimin e fundit një lojtar i klubit tonë ka rezultuar pozitiv!
Vendimi per fatin e ndeshjes do te merret ne ditet ne vijim nga komisioni i disiplines.
https://www.facebook.com/dritafcofficial/photos/a.382442372140267/1179457295772100/?type=3&theater
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














