Shkurt.ch
Shtrenjtohen çmimet në transportin publik
Ngritja do të jetë 5 për qind, pak më e vogël në krahasim me atë që kishin planifikuar bartësit e transportit publik
Udhëtimi me tren dhe me autobus, duke filluar nga dhjetori i këtij viti do të jetë për 5 për qind më i shtrenjtë. Për këtë ngritje çmimi kanë arritur ujdi Federata e transportit publik me organizatën që mbron konsumatorët, Preisüberwacher.
Sipas kësaj marrëveshjeje, ngritja do të jetë pak më e vogël në krahasim me atë që kishin planifikuar bartësit e transportit publik.
Kështu, me të renë, nga 9 dhjetori kur bëhet ndryshimi vjetor i orarit të trenave dhe autobusëve, çmimi normal i biletës për klasën e dytë do të jetë 4.3 për qind më i lartë. Ndërsa ngritja e çmimeve do të jetë më e lartë për biletat e klasës së parë, gjegjësisht në mes të 6.5 dhe 7 për qind.
Bazuar në marr¨veshjen e arritur, nuk do të ketë ngritje të re çmimesh në transportin publik pa kaluar dy vite nga kjo ngritje. Respektivisht, shtrenjtimi i ardhshëm i çmimeve mund të ndodhë vetëm nga dhjetori i vitit 2014.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










