Kosova
Shtimi i numrit të ministrive, opsion për koalicion
Ndonëse bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LV), e cila i ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë duke vazhduar, të dy partitë nuk po arrijnë të zgjidhin nyjen, e cila bllokon arritjen e një marrëveshjeje për koalicionin qeverisës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.
Sipas tyre, tashmë është e nevojshme që të dy partitë të gjejnë zgjidhje kreative, e cila do ta zhbllokonte situatën dhe të arrihej një marrëveshje për koalicion.
Njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë që bllokada, e cila është krijuar në bisedimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, imponon edhe zgjidhje radikale në rast se ekziston vullneti për ta tejkaluar këtë bllokadë.
Të dy partitë, sipas tij, tashmë kanë mbetur peng të premtimit të tyre se qeveria e përbashkët nuk do të ketë më shumë se 12 ministri.
Siç thotë ai, në mungesë të një strategjie normale të ndarjes së pushtetit, me qëllim që të arrihet një marrëveshje ndërmjet dy partive, atëherë duhet të kërkohen ide të tjera reale, e që sipas tij, mund të jetë rritja e numrit të ministrive në qeverinë e ardhshme.
Por, njohësi tjetër i zhvillimeve politike, Armend Muja, shpreh mendimin që të dy partitë që synojnë koalicionin qeverisës, LVV dhe LDK, tashmë janë në fazën kur i kanë tejkaluar mosmarrëveshjet për dikasteret specifike dhe rritjen e mundshme të numrit të dikastereve nuk e sheh si esencial për arritjen një marrëveshje për koalicion.
Megjithatë, të dy këta njohës të zhvillimeve politike nuk besojnë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zgjedhin opsionin e rritjes së numrit të dikastereve qeveritare, si mundësi për arritjen e marrëveshjes për koalicion.
Muhaxhiri thotë se pavarësisht se është opsion real, të dy partitë deri më tash kanë lënë përshtypjen se u mungon vullneti për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














