Lajme
Shteti që prodhon birrë nga ujërat e zeza
Qëllimi është të trajtohet problemi i përgjithshëm i mungesës së ujit.
Një program qeveritar për trajtimin e ujërave të zeza i quajtur NEWater ka filluar në Singapor që nga viti 2003. Ky projekt tani bën një hap përpara me një birrë. Kompania NEWBrew ka hedhur në treg një pije të bërë me ujëra të ndotura, por të pastruara.
Si është bërë NEWBrew – Humulus lupulus amerikan, maja norvegjeze dhe ujërat e zeza të pastruara të Singaporit. Këta janë përbërësit e birrës bionde të “gjeneratës së re”. Ata që e kanë provuar e kanë vlerësuar shijen, duke deklaruar se shija të kujton mjaltin. “Nuk mund të them seriozisht se është bërë me ujëra të zeza”, tha për BBC Chew Wei Lian, një nga të parët që testoi kanoçen e re.
Aktualisht, në qytetin-shtet aziatik ekziston vetëm një lloj NEWBrew në treg, Tropical Blonde Ale, një birrë bionde me fermentim të lartë me një përmbajtje alkooli prej 5%.
Procesi i pastrimit të ujit – Projekti i qeverisë kërkon që uji që vjen nga tualetet t’i nënshtrohet mikrofiltrimit për të eliminuar grimcat mikroskopike dhe viruset. Në veçanti, eliminimi i baktereve ndodh përmes një procesi ultravjollcë. Pas një faze të osmozës së kundërt dhe dezinfektimit, uji kthehet i pastër.
Problemi i ujit – Singapori i cili ka mungesë të burimeve të ujit të freskët, mbështetet në riciklimin e ujërave të zeza dhe planet e shkripëzimit për të përmbushur nevojat e popullsisë për ujë. I varur shumë nga reshjet, Singapori ka një problem të përgjithshëm të mungesës së ujit.
“Qëllimi ynë është të ndërgjegjësojmë banorët për rëndësinë e përdorimit të qëndrueshëm dhe riciklimit të ujit”, kujtojnë promotorët e projektit.
Në një planet ku ari blu ka filluar të mbarojë, alternativat si ajo e një birre të prodhuar me ujëra të zeza ia vlen të merret parasysh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













