Koronavirusi: çast pas çasti
Shteti evropian rikthen gjendjen e jashtëzakonshme
Hungaria ka rikthyer gjendjen e jashtëzakonshme, pasi rastet e reja me koronavirus vijojnë të rriten, njoftoi kryeministri hungarez Viktor Orban.
Klubet e natës do të mbyllen, ndërsa do të vendoset shtetrrethim gjatë natës për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Kryeministri tha se qeveria do të ushtrojë gjithashtu një kontroll më të rreptë në vendet argëtuese, të tilla si kinematë, teatrot dhe eventet sportive, për t’u siguruar që njerëzit po respektojnë masat për distancimin social dhe përdorimin e maskave, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Nëse këto protokolle nuk ndiqen, policia ka të drejtë të ndërhyjë, të gjobisë dhe madje të mbyllë vendet nëse është e nevojshme.
Qeveria gjithashtu do të “rrisë frekuencën e transportit publik në mëngjes dhe gjatë orës së pikut të mesditës” për të shmangur mbipopullimin e udhëtarëve, shtoi Orban.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














