Lajme
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit
Historike për shqiptarët në Zvicër, Rixhil Agushi zgjidhet në Stadtrat të Schlierenit
Kandidatja e Partisë Socialdemokrate siguron mandat në Këshillin Ekzekutiv për periudhën 2026–2030, duke u bërë shqiptarja e parë në këtë institucion lokal, shkruan albinfo.ch.
Një arritje e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Zvicër është shënuar me zgjedhjen e Rixhil Agushit në Këshillin Ekzekutiv të qytetit të Schlierenit (Stadtrat).
Si kandidate e Partisë Socialdemokrate (SP), Agushi ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve për të ushtruar mandatin në qeverisjen lokale të qytetit për periudhën 2026–2030. Me këtë rezultat, ajo bëhet shqiptarja e parë që siguron një vend në këtë institucion ekzekutiv të Schlierenit.
Para këtij suksesi, Agushi ka qenë aktive në jetën politike lokale përmes angazhimit të saj në Parlamentin Komunal të Schlierenit, ku ka ndërtuar përvojë në çështjet që lidhen me zhvillimin e qytetit dhe përfaqësimin e qytetarëve.
Rixhil Agushi është me prejardhje nga Tetova, në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka lindur dhe është rritur në Schlieren të Zvicrës. Zgjedhja e saj konsiderohet një hap i rëndësishëm për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet lokale zvicerane dhe dëshmi e rolit në rritje të diasporës shqiptare në jetën politike dhe shoqërore të vendit.
Ky sukses shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Schlieren dhe përbën një arritje që reflekton integrimin dhe kontributin e shqiptarëve në shoqërinë zvicerane./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










