Kosova
Shqiptarja që u bë komandante në Gardën Kombëtare të SHBA-së
Nga emigrante në moshën 7-vjeçare, në komandante të Gardës Kombëtare të New Jersey-t – historia frymëzuese e Hatixhe Çollakut
Oficerja shqiptaro-amerikane u rikthye në Shqipëri për të trajnuar Forcat e Armatosura, duke forcuar bashkëpunimin ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë, transmeton albinfo.ch.
Hatixhe Çollaku është një nga historitë më frymëzuese të suksesit të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E larguar nga Shqipëria në moshën shtatëvjeçare së bashku me familjen, ajo ndërtoi me përkushtim dhe disiplinë një karrierë të suksesshme në ushtrinë amerikane.
Sot, Hatixhe Çollaku mban detyrën e komandantes së Kompanisë së Inteligjencës në Gardën Kombëtare të New Jersey-t, duke u bërë gruaja e parë që drejton këtë njësi – një arritje që dëshmon profesionalizmin dhe aftësitë e saj drejtuese.
Pas shumë vitesh, ajo u rikthye në Shqipëri jo si emigrante, por si oficere e ushtrisë amerikane. Së bashku me ekipin e Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ajo kontribuoi në trajnimin e Forcave të Armatosura Shqiptare për përdorimin e sistemeve ajrore pa pilot PUMA, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë, transmeton tutje albinfo.ch.
Rrugëtimi i Hatixhe Çollakut është një shembull i fuqishëm se puna, përkushtimi dhe arsimi mund të çojnë drejt pozitave më të larta, ndërsa lidhja me vendlindjen mbetet e fortë pavarësisht viteve të jetës në diasporë.
Historia e saj përfaqëson suksesin e diasporës shqiptare dhe kontributin që shqiptarët vazhdojnë të japin në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare, duke shërbyer njëkohësisht si urë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













