Integrimi
Shqiptarja nga Zvicra fiton çmimin “Best Diaspora Success Story”
“Filmi i shkurtër, i krijuar me smartfon, paraqet përfshirjen dhe aktivitetet e mija në Zvicër”, shkruan Arbela Statovci
Në Zvicër janë shumë shqiptarë të suksesshëm në shumë fusha të ndryshme. Njëra ndër to është edhe Arbela Statovci, shkruan albinfo.ch.
Ajo ka njoftuar se ka fituar çmim të rëndësishëm në film, në Festivalin që është mbajtur në Prishtinë.
“Shumë e lumtur që filmi im ka fituar në kategorinë “Best Diaspora Success Story”, pjesë e Life Safety Festival në mesin e shumë pjesëmarrësve nga 91 shtete të botës.
Filmi i shkurtër, i krijuar me smartfon, paraqet përfshirjen dhe aktivitetet e mija në Zvicër.
Falënderoj jurinë ndërkombëtare të festivalit që zgjodhi filmin tim si më të mirin në këtë kategori.
“Life Safety Festival, me një organizim të mrekullueshëm dhe shumë profesional, i mbajtur për herë të parë në Prishtinë, u jep mundësi të gjithëve të shpalosin kreativitetin e tyre përmes kamerës së telefonit në xhepin e secilit”, është shprehur Statovci në rrjetet sociale.
Arbela Statovci është gjithashtu kandidate për deputete për Parlamentin e Cyrihut në zgjedhjet që do të mbahen në muajin mars të këtij viti.
“Jam një ndërmarrëse nga Cyrihu, pronare e firmës “massgekocht”, dhe angazhohem në bordin e FDP-s Wallisellen, në Bordin e fakultetit HWZ dhe si mentore ngrihem për rininë tonë, duke i ndihmuar ata që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të gjejnë një hyrje optimale në botën profesionale”, ishte shprehur Statovci për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës













