Lajme
Shqiptarja, eksperte e pavarur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB
Avokatja Klentiana Mahmutaj është model i vlerave shqiptare dhe mirintegrimit të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe. Së fundmi, Klentiana është emëruar si eksperte e pavarur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, ajo prej vitesh ushtron profesionin e saj në Angli. Këtë vit ajo është emëruar nga Këshilli i të Drejtave të njeriut në OKB si eksperte e pavarur në Procedurat Speciale të të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.
Duhet theksuar se kjo është hera e parë që një shtetas shqiptar emërohet nga Kombet e Bashkuara në këtë pozicion. Klentiana Mahmutaj është një ambasadore e shkëlqyer e vlerave shqiptare, një ndër modelet më të mira për shqiptarët kudo ato jetojnë.
E lindur në fund të viteve shtatëdhjetë, ajo emigroi në moshën 19-vjeçare, pasi siguroi një bursë për të studiuar në një universitet anglez. Ajo filloi studimet për drejtësi në Britani, pas një viti në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Gjithashtu, Klentiana Mahmutaj do të jetë pjesë e një grupi ekspertësh të pavarur nga pesë zona gjeografike specifike të botës, Europës Perëndimore dhe shtetet e tjera, Europa Lindore, Azi-Paqësori, shtetet afrikane, Amerika Latine dhe Karaibet. Mandati i saj zgjat 3 vjet dhe Klentiana do ta kryejë detyrën e saj edhe në kombinim me profesionin e avokatisë në Londër. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












