E-Diaspora
Shqiptari vret shqiptarin për tifozllëk me Interin e Milanos!
22 vjeçari ishte tifoz i AC Milan ndërsa 26 vjeçari bënte tifo për Interin e Milanos. 26 vjeçari, tashmë i ndjerë, sipas të akuzuarit e shan dhe e fyen atë si dhe e godet dhe e shtyn. Pasi merr një goditje në kokë, ai nxjerr një brisk dhe pa paralajmërim e godet dy herë kundërshtarin
Një vrasje për çështje kaq banale vështirë të mendohet: zihen për ekipet e futbollit dhe pasi gjendja acarohet, shqiptari 22 vjeçar nxjerr një brisk dhe e godet shqiptarin tjetër, 26 vjeçar. Goditja ka pasoja fatale, i riu vdes pastaj në spital.
Kjo ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në Pulheim. Të dy shqiptarët ishin të vendosur në një qendër azili në këtë qytet, shkruan Kölnische Rundschau. 22 vjeçari rrinte më shumë te vëllai dhe te motra, që jetonin në qytete tjera. Por atë ditë, më 24 shkurt, ai kishte shkuar në “heim” për t`i marrë ca dokumente, transmeton albinfo.ch. Derisa po kthehej nga kampi për të shkuar sërish te vëllai, pak pas orës 20 ai takon te stacioni i trenit tre burra, njëri nga të cilit ishte edhe shqiptari 26 vjeçar, viktima e ardhshme.
Mes tyre shpërthen një debat i nxehtë për futbollin. 22 vjeçari ishte tifoz i AC Milan ndërsa 26 vjeçari bënte tifo për Interin e Milanos. Pas ngritjes së tonit, fillojnë edhe grushtimet. 26 vjeçari, tashmë i ndjerë, sipas të akuzuarit e shan dhe e fyen atë si dhe e godet dhe e shtyn. Pasi merr një goditje në kokë, ai nxjerr një brisk dhe pa paralajmërim e godet dy herë kundërshtarin, përcjell albinfo.ch. Një herë në pjesën e epërme të krahut dhe herën tjetër në zemër. Goditja e dytë ka qenë fatale për viktimën.
I akuzuari nuk ka vepruar me qëllimin për ta vrarë dhe nuk e ka marrë në konsideratë vdekjen e 26 vjeçarit, është qëndrim i trupit gjykues. Ai ka dashur ta plagosë atë në mënyrë që të përfundojë përleshjen, transmeton albinfo.ch. Por në të njëjtën kohë ai e ka ditur se me një brisk të tillë mund të shkaktohen plagë që përfundojnë me vdekje të viktimës. Kur e ka parë gjakun ai nuk ka marrë masa për të ndihmuar të plagosurin por ka ikur.
Shqiptari 22 vjeçar është dënuar nga një gjykatë në Köln me 6 vjet burg për sulm vdekjeprurës. Akuza kishte kërkuar 7 vjet burg
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë










