Kosova
Shqiptarët, me shtimin më të madh ndër emigrantët e ardhur në Gjermani në vitin 2018
Nëse në vitin 2017 kishin ardhur 1000 shtetas shqiptarë më tepër se në vitin paraprak, në vitin 2018 kjo shifër është tetëfishuar, gjegjësisht kanë ardhur 8000 më shumë se në vitin 2017
Në Gjermani, gjatë vitit 2018 kanë ardhur për të jetuar 1 milion e 585.000 veta nga jashtë, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë Gjermaninë e kanë braktisur 1 milion e 185.000 veta. Nga kjo del se rritja “neto” e numrit të banorëve në Gjermani gjatë vitit 2018 ka qenë 416.000, një rritje pak më e vogël se ajo e një viti më parë, shkruan dpa.de., duke iu referuar Zyrës Federale të Statistikave.
87% nga të ardhurit kanë pasaporta të huaja që lë të kuptohet se pjesa tjetër janë shtetas gjermanë që janë kthyer pasi kanë emigruar më parë.
Janë me interes shifrat që tregojnë përkatësitë nacionale të të ardhurve. Shtimin më të madh të numrit të të huajve të ardhur për të jetuar në Gjermani, në krahasim me një vit më parë e kanë shënuar shtetasit e Shqipërisë, transmeton albinfo.ch. Nëse në vitin 2017 kishin ardhur 1000 shtetas shqiptarë më tepër se në vitin paraprak, në vitin 2018 kjo shifër është tetëfishuar, gjegjësisht kanë ardhur 8000 më shumë se në vitin 2017.
Rritje të madhe por jo në këto përmasa, është regjistruar edhe te shtetasit e Kosovës. Në vitin 2018 në Gjermani kanë ardhur për të jetuar 12.000 ksoovarë më shumë se në vitin 2017, ndërsa dallimi në mes të vitit 2016 dhe 2017 ka qenë 8000.
Rënie më të madhe ka shënuar numri i shtetasve të vendeve të BE-së dhe atyre aziatikë të ardhur në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Por shtetasit e vendeve të BE-së vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe në shtimin e të huajve në Gjermani, gjegjësisht 202 mijë, që është më pak se në vitin 2017 (239 mijë).
Të tjera nga Kosova

LDK mbetet e vetmja opozitare që nuk e ka mbyllur derën për bashkëpunim me VV-në
- Kurti fton partitë politike në takim, refuzohet nga PDK-ja dhe AAK-ja, përgjigjet pozitivisht LDK-ja
- Kosovë: Nga 1 shtatori aplikohet edhe tarifa e rikyçjes me energji elektrike për konsumatorët e shkyçur
- Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?
E-Diaspora
-
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani Vlerësimi nga BBC Radio Northampton njeh kontributin e saj dhe të Albanian Cultural Association në mbështetje... -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë
Jeta në Austri
-
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet Fundi i lidhjes së fluturimit të Austrian Airlines midis Grazit dhe Vjenës ka qenë në diskutim... -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona










