Lajme
Shqiptarët me qëndrim unik ndaj raportit të Dick Martyt
Delegacioni i Shqipërisë dhe deputetja e BDI-së në Maqedoni, Ermira Mehmeti-Devaja, në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, do të prezantohet me qëndrim unik lidhur me raportin e Dick Martyt. Sipas medieve shqiptare, delegacionin e Shqipërisë do të udhëheq kryeministri Sali Berisha, ndërsa Ministria e Jashtme ka përgatitur një raport prej katër faqesh që do t’ia dorëzojë Këshillit të Evropës, si përgjigje zyrtare e Tiranës ndaj raportit të Martyt.
Ndërkohë Këshillit të Evropës do t’i dorëzohet edhe peticioni, i iniciuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilët brenda dy javësh mblodhën nënshkrime në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës që kundërshtojnë projekt-raportin e senatorin zviceran. Të mërkurën presidenti i Serbisë, Boris Tadic do t’i drejtohet eurodeputetëve, ndërsa po të njëjtën ditë edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha. Raportuesi Dick Marty, të martën do ta prezantojë raportin e tij, në mbledhjen plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila fillon të hënën, më 24 janar në Strasburg.
Beogradi në këtë mbledhje do ta përfaqësojë delegacion i Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në krye me Dragolub Miçunoviq, ndërsa detyra kryesore e tyre do të jetë zbutja e rezolutës nëpërmjet amendamenteve dhe që të sjellin europarlamentarët që së më shumë sish të votojnë për rezolutën. Pjesëmarrjen e ka paralajmëruar edhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës.
Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, por zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar se “qysh nga viti i kaluar u është lejuar pjesëmarrja në punimet e institucioneve të Këshillit të Evropës kur bëhet fjalë për Kosovën”.
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












