Skip to content

Tiranë: Raportohet se Policia ka gjuajtur me plumba gome protestuesit

Në Tiranë sot po vazhdon dita e pestë e protestës.

Protestuesit sot janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit në Tiranë teksa raportohet se Policia e Shtetit ka nisur të qëllojë me plumba gome në drejtim të tyre.

Si pasojë, një prej protestuesve ka thënë se është goditur në gjoks me një plumb gome, ndërsa një tjetër në këmbë, ndërsa Policia pretendon se plumbat janë plumba shpërqendrues, transmeton albinfo.ch.

Plumbi shpërqendrues është një lloj municioni që përdoret për të shpërndarë ose zmbrapsur turmat gjatë protestave. Mund të jetë prej gome, plastike ose materialesh të tjera, raporton Euronews.

Ky lloj konsiderohet më pak vdekjeprurës se plumbi i zakonshëm por mund të shkaktojë plagë të rënda, dëmtime të organeve, humbje të shikimit dhe deri në vdekje.