Lajme
Shqipërisë i nevojiten edhe 10 vite për të zhdukur varfërinë ekstreme
Banka Botërore vlerëson se në Shqipëri janë të paktën 31 mijë vetë që jetojnë me më pak se 120 lekë në ditë, ose më pak se një euro
Kriza ekonomike që ka kapluar Shqipërinë ka bërë që ekonomia të mos jetë në nivelin e dëshiruar dhe varfëria të jetë e madhe, madje edhe varfëria ekstreme, raporton albinfo.ch.
Banka Botërore vlerëson se Shqipërisë do t’i duhen të paktën edhe 10 vjet me rritje ekonomike 4% për të zhdukur varfërinë ekstreme.
Banka vlerëson se në Shqipëri janë të paktën 31 mijë vetë që jetojnë me më pak se 120 lekë në ditë, ose më pak se një euro.
Standardi ndërkombëtar i vendosur nga Banka Botërore për varfërinë ekstreme është niveli i të ardhurave 1.9 dollarë në ditë për person.
Të dhënat e fundit statistikore për nivelin e varfërisë i përkasin vitit 2012. Në këtë vit, sipas Bankës Botërore, Shqipëria kishte 31 mijë persona ose 1.06 për qind të popullsisë që jetonte me më pak të ardhura se 120 lekë në ditë.
Shqipërisë do t’i duhet të paktën një dekadë me rritje ekonomike rreth 4%, e cila të shpërndahet në një mënyrë të drejtë tek të gjitha shtresat e popullsisë.
Shqipëria është një vend me të ardhura të ulëta, ku një pjesë e madhe e popullsisë, edhe pse nuk figuron nën nivelin e varfërisë, i ka të ardhurat vetëm pak mbi këtë nivel. Kjo shpjegon edhe faktin se pse mbi 45% e popullsisë shqiptare aktualisht jeton me më pak se 5 dollarë në ditë sipas standardit të fuqisë blerëse, që në Shqipëri përkthehet më pak se 325 lekë në ditë për person.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













