Shqipëria
Shqipëria shënon përparim në masat kundër shpëlarjes së parave
Shqipëria vlerësohet të ketë bërë përparim në zbatimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, sipas raportit të vlerësimit nga Moneyval, një organ monitorues i Këshillit të Evropës.
Raporti i përputhshmërisë ka analizuar përparimin e vendit në trajtimin e mangësive teknike të identifikuara në raportin e fundit të vlerësimit të nxjerrë në vitin 2018 nga Moneyval, i cili vlerësoi efektivitetin e masave në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (LPP/LKFT) në Shqipëri dhe përputhshmërinë e tyre me Rekomandimet e dala nga Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), duke e vendosur Shqipërinë në procedurë për përmirësimin e përputhshmërisë.
FATF-ja është një organizatë ndërqeveritare e themeluar në vitin 1989 me iniciativën e G7 për të zhvilluar politika për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. FATF-ja dhe organet e asociuara të saj, ku bën pjesë edhe Moneyval, monitoron progresin e shteteve anëtare në zbatimin e masave të nevojshme LPP/LKFT.
Në bazë të përparimit të vërejtur, Moneyval ka rishikuar pozitivisht vlerësimin për 6 nga 40 rekomandimet e FATF-së, dhe sipas raportit, Shqipëria rezulton të jetë “në përputhje” në pesë rekomandime, “kryesisht në përputhje” me 28 prej tyre, mbetet “pjesërisht në përputhje” për pesë dhe “jo në përputhje” në vetëm një prej rekomandimeve.
Por pavarësisht përparimit të vërejtur, në raportin e fundit, Moneyval vendosi që Shqipëria të mbetet në procedurë për përmirësimin e përputhshmërisë dhe do t’i duhet të vazhdojë të raportojë lidhur me përparimin e mëtejshëm për forcimin e zbatimit të masave të saj kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Aktualisht, Shqipëria është në proces shqyrtimi nga Task Forca e Veprimit Financiar, në Grupin e Vlerësimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (International Co-operation Revieë Group), i cili bazuar në raportimin e kryer nga autoritetet shqiptare do të vendosë gjatë muajit shkurt të këtij viti nëse duhet të kryejë vlerësim më të thellë të mangësive strategjike dhe efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Vlerësimi nga ana e FTAF-së konsiderohet mjaft i rëndësishëm. Nëse kjo organizatë del në përfundimin se një vend nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm në trajtimin e mangësive, atëherë ajo del me një Deklaratë Publike, ku e rendit atë vend në ‘Listën Gri’ të shteteve që nuk zbatojnë masat ndërkombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, që do të thotë në listën e vendeve me rrezik të lartë. Një renditje e tillë ka pasoja negative për ekonominë dhe imazhin e një shteti.
Këshilli i Evropës nëpërmjet Programit të përbashkët me BE-në “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”– «Veprimi Kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri» ka mbështetur institucionet shqiptare në plotësimin e rekomandimeve të Moneyval dhe FATF-së dhe deklaron se do të vijojë bashkëpunimin për rrijen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
E-Diaspora
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova” Platforma albinfo.ch është partnere mediale e festivalit dhe ajo do të ju mbajë të informuar mbi...
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
“Deputetët nga këto shtete janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE”
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze Bëhet e ditur se kori Siparantum është shndërruar një prej përfaqësimeve më dinjitoze të Kosovës, përcjell...
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
-
A do të zhvendoset nga burgu austriaku Fritzl që u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e të bijës?
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj