Shqipëria
Shqipëria planifikon të shesë shtetësinë në këmbim të investimeve
Pasaporta shqiptare kërkon të bëhet “e artë”.
Sigurisht, jo për këdo, por kundrejt një çmimi për atë që ka mundësi ta paguajë. Avantazhi për blerësit është mundësia në pak muaj e lëvizjes së lirë në vende që shtetësia e tij aktuale nuk ia lejon.
Blerja e shtetësisë përmes një investimi nuk është një risi. Shumë vende si Qipro, Malta, Portugalia, e ofrojnë diçka të tillë. Madje pranë nesh, vende si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e ofrojnë diçka të tillë, duke nisur nga 200 mijë euro.
Por kur pasaporta malazeze është tërheqëse për shkak se vendi se është pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian; kur pasaporta maqedonase të jep mundësinë të udhëtosh në më shumë shtete pa vizë; kush mund të kërkojë t’i blejë pasaportat e arta shqiptare?
“Krahasuar me një ofertë të përgjithshëm, vendi të ofron aspak, kështu që mendohet se kërkesa do vijë nga vende problematike në aspektin e kuadrit ligjor dhe për të investuar sepse edhe çmimet nuk i kemi të ulëta që të jenë konkurruese”, thotë për A2 eksperti Genti Beqiri, transmeton Albinfo.ch.
Bashkimi Europian i ka shpallur zyrtarisht luftë pasaportave të arta, duke i bërë presion shteteve anëtare dhe atyre aspirantë të heqin dorë. Programi në Shqipëri është i vendosur të ecë përpara. Kjo veçanërisht tani që planifikohet të jepen me koncesion në kompani të huaja dy shërbime: ai i reklamimit të shtetësisë shqiptare dhe ai i kontrollit të figurës së personit.
Por kur në vende europiane si Qipro, skandalet kanë zbuluar se zyrtarët kanë abuzuar në mënyrë sistemike kundër ligjit, duke i dhënë shtetësinë personave me të shkuar kriminale kundrejt ryshfetit, kush garanton se në Shqipëri nuk do të ndodhë e njëjta gjë?
“Po i delegojmë një palë të tretë, që nuk ka interes të filtrojë por të bëj xhiro”, shton Beqiri.
Por sa përfitim ekonomik kanë programe të tilla. Pasaporta të lakmueshme kanë sjellë miliarda euro, ku një pjesë është dhuruar në fonde të veçanta shtetërore investimi. Por në pjesën më të madhe të agjencive që afrojnë të huajt e interesuar, programi përfundon kryesisht si një reklamë për vilat dhe komplekset turistike.
Pasaporta shqiptare renditet sot e 41-të për nga fuqia, me 114 vende që mund të vizitohen pa vizë. Më lart se ne janë Bosnja e 39-ta, Maqedonia dhe Mali i Zi të 34-tat, Serbia e 27-ta, kjo e fundit me 135 shtete që vizitohen. Vitet e fundit shtetësinë shqiptare e kanë lënë 600-700 persona në vit, ndërsa kanë fituar shtetësinë ndjeshëm më pak persona: kryesisht shqiptarë nga Kosova që iu hapen kështu dyert për në Bashkimin Europian.
Pyetja që shtrohet është nëse pasaporta shqiptare do të arrijë realisht të jetë e artë, apo nëse do të përfundojë një paketë në ofertë për vilat në plazh, në mos më keq do të nxihet nga paratë e pista të atyre që duan të blejnë një rrugë të shpejtë në BE?
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













