Shqipëria
Shqipëria nën ethe, mund t’i kthehen vizat
Rikthehen ethet në vendet e rajonit sa i përket regjimit të vizave. Rritja e emigracionit me mbi 50%, si dhe rritja e kërkesave për azil me mbi 50%, janë dy nga faktorët që do të detyronin Komisionin Evropian që të rikthente vizat.
Kësaj situate nuk i shpëton as Shqipëria, e cila, ashtu si vendet e tjera, duhet të presë fundin e vitit që të njihet me rezultatin e monitorimit, transmeton ‘Scan’.
Komisioneri i BE-së, Dimitris Avramopoulos, u shpreh se pavarësisht masave që po merren në mbrojtje të kufijve nga emigrimi ilegal, duhet të mbrohet mobiliteti sa u përket qytetarëve të ndershëm, përcjell albinfo.ch.
Gjatë Ministerialit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme, ministri Fatmir Xhafaj është shprehur se i kanë shpallur luftë të pakompromis krimit të organizuar. Ndërkohë që vetëm nga aksionet e 9 muajve të fundit janë sekuestruar rreth 18 milionë euro.
Shqipëria ka nënshkruar tri marrëveshje me BE-në sa i përket një plani të përbashkët kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor, monitorim për drogën si dhe marrëveshjen për mbrojtjen e kufijve me asistencën e agjentëve të FRONTEX.
https://www.youtube.com/watch?v=ejYV3eZr88g
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë















