Shqipëri
Shqipëria, ndër destinacionet e para të turistëve italianë
Shqipëria dhe Spanja janë shndërruar këtë verë ndër destinacionet kryesore për italianët, sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, që i referohet faqes së njohur turistike eDreams.
Gushti është muaji ”par excellence” i dedikuar pushimeve nga italianët, edhe pse viti 2022 ka shfaqur një preferencë në rritje edhe për muajt e tjerë të verës.
Sipas një analize nga edreams.com, ndër destinacionet më të dëshiruara nga italianët për këto javë janë Katania, e ndjekur nga Tirana dhe Palermo.
Në veçanti, Katania është zgjedhja e parë për udhëtarët që vijnë nga Piemonte, ndërsa Tirana është në krye të preferencave të rezervimit për ata që largohen nga shtatë rajone italiane, Emilia Romanja, Liguria, Marke, Pulia, Toskana, Umbria dhe Veneto.
Qyteti tjetër sicilian në krye, Palermo, është një destinacion pushimi për ata që nisen nga Lazio, Lombardia dhe Marke, ndërsa destinacioni i parë sardenjas në renditje, Olbia, pret para së gjithash udhëtarët që do të nisen nga Veneto.
Por, nga ana tjetër, italianët që nisen nga ishujt e mrekullueshëm kombëtarë, Sicilia dhe Sardenja, ku do të shkojnë në gusht?
Ata zgjedhin mbi të gjitha qytetet historike të artit, një trend që i bashkon me udhëtarët e huaj.
Nga Sardenja nisen mbi të gjitha për në Milano, Romë dhe Napoli.
Nga Sicilia tri destinacionet e para janë Roma, Malta dhe Milano.
Pothuajse gjysma, 46% e italianëve me pushime në gusht, do të udhëtojnë për një periudhë nga 7-13 ditë, 18% do të bëjnë një pushim 5/6 ditësh, ndërsa 11% do të shkëputen për një periudhë më të gjatë, nga 14-20 ditë.
Vizitorët nga jashtë për muajin gusht ishin kryesisht francezë (22%), të ndjekur nga gjermanët (18%) dhe në fund spanjollët (18%). /ATSH
E-Diaspora
-
Kryediplomati shqiptar Igli Hasani takon homologun e tij nga Zvicra Ignazio Cssis Takim i shkëlqyer me homologun zviceran Ignazio Cassis e ka cilësuar ministri i jashtëm i Shqipërisë...
-
Gjon’s Tears në intervistë për median zvicerane, flet për Kosovën
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës”
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
Jeta në Austri
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë? Jo vetëm ata që kanë lindur me pasaportë austriake duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Nëse jeni...
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj