Lajme
Shqipëria, pagën minimale më të ulët në Evropë
Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Evropë, edhe pse kohët e fundit ka shënuar një rritje të vogël duke e ngritur atë në 40 mijë lekë në muaj. Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare nga Eurostat, paga minimale aktuale është 375 euro në muaj, e cila vazhdon të jetë më e ulëta krahasuar me vendet e tjera në rajon dhe më gjerë.
Në këtë krahasim, Mal i Zi shquhet për të pasur paga minimale më të lartë në rajon, duke arritur në 532 euro në muaj. Pas tij vjen Serbia me 460 euro. Edhe Maqedonia e Veriut ka pasur një nivel më të ulët të pagës minimale, me të dhënat e fundit nga viti 2021 që tregonin rreth 360 euro në muaj.
Megjithatë, më shqetësuese është fakti se fuqia blerëse e pagës minimale në Shqipëri është shumë e ulët krahasuar me vendet e tjera. Treguesi i përshtatjes së të ardhurave me nivelin e çmimeve, i njohur si PPS (purchasing power standard), tregon se në Shqipëri ky tregues është 549. Kjo do të thotë se me pagën minimale në Shqipëri mund të blejnë shumë më pak se sa në vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.
Për krahasim, treguesi PPS në Mal të Zi është 881, në Serbi 732 dhe sipas të dhënave të vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut ishte 724, që është rreth 30% më shumë se sa në Shqipëri aktualisht.
Në vendet e Bashkimit Evropian situata ndryshon shumë. Pagat minimale variojnë nga 399 euro në muaj në Bullgari, ndërsa arriten deri në 2,508 euro në muaj në Luksemburg, duke treguar një ndryshim të konsiderueshëm mes këtyre vendeve.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?