Shqipëri
Shqipëria ka më së shumti turistë nga Kosova dhe Zvicra
Gjatë vitit 2020 shpenzimet e të huajve për udhëtime në Shqipëri llogariten 989 milionë euro
Kosova dhe Zvicra janë dy vendet që shënuan rritjen më të lartë të turistëve, me mbi 2 herë. Nga Kosova drejt Shqipërisë kanë hyrë përgjatë 4-mujorit, 381.389 shtetas, ndërsa nga Zvicra e vizituan Shqipërinë 6.510 shtetas, nga 3.234 shtetas që e vizituan për të njëjtën periudhë të 2020-ës, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Evropa është burimi kryesor i turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Megjithatë, së fundmi turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo Azia dhe veçanërisht Kina, kanë shënuar një interes domethënës rritës, duke inkurajuar kështu indirekt zhvillimin e nënsektorëve të tjerë të turizmit, sidomos turizmin historik dhe atë kulturor.
Shqipëri është një destinacion turistik, i cili ka potencial më shumë se vetëm turizmin e detit dhe të rërës. Dhe qeveria po harton strategji për ta mbajtur hapur në 12 muajt e vitit.
Për këtë po punohet që përveç ofertës turistike të qyteteve, të prezantohet edhe oferta turistike e zonave rurale, kulinaria shqiptare, agroturizmi dhe turizmi malor.
Përveç lehtësive fiskale të ndërmarra, qeveria ka përgatitur edhe një paketë mbështetëse për të gjithë emigrantët që duan të vijnë e të investojnë në shtëpinë e prindërve apo gjyshërve, duke e kthyer atë në një bujtinë. Për këtë investim qeveria jep një grant prej 5 mijë eurosh.
Edhe përgjatë vitit 2020, që ishte një vit i vështirë për shkak të kufizimit të lëvizjeve për të parandaluar përhapjen e COVID-19, sektori i turizmit performoi më mirë sesa pritej, duke shkuar në 55 % të kapacitet të tij, nga 10 % që llogaritej në fillim të sezonit.
Ajo që në e kemi cilësuar si “turizmi patriotik” dha rezultat dhe sektori i bëri ballë goditjes nga COVID-19.
Turizmi shihet si një burim i rëndësishëm i gjenerimit të të ardhurave dhe krijimit të vendeve të punës. Gjatë vitit 2020 shpenzimet e të huajve për udhëtime në Shqipëri llogariten 989 milionë euro.
Ndërsa të ardhurat nga udhëtimet në vitin 2019, viti më i mirë i turizmit në vend, ishin 2.1 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër ngushëllon familjen Dalipi "Komuniteti mjekësor në Zvicër humbi sot papritmas kolegun e nderuar, doajenin e psikiatrisë dhe psikoterapisë Dr.med....
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi
-
Shënohet Dita ndërkombëtare e remitencave, Kosova ka rritje ndër vite
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
Jeta në Austri
-
Kur mund të kërkoj rimbursim për shpenzimet mjekësore në Austri? Nëse vizitoni një ‘mjek me zgjedhje’ në Austri ose shkoni për disa procedura dhe ekzaminime, mund...
-
Austriakët, të shqetësuar pas rritjes së FPO ekstremiste në zgjedhjet evropiane
-
A ka Austria probleme me drogën?
-
8 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni një punë në zyre në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për marrjen me qira të një makine në Vjenë