Tematike
Shqipëria, ende jo në listën e “vendeve të sigurta”
Partnerët e koalicionit janë pajtuar për futjen në listë të Serbisë, Bosnjës dhe Maqedonisë. Me këtë, kërkesat e azilit nga këto shtete do të përpunohen më shpejtë
Qeveria Federale e Gjermanisë krijon kushtet që azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit të trajtohen më shpejtë, gjegjësisht dëbimi i tyre nga Gjermania të bëhet në mënyrë më të thjeshtë.
Të mërkurën që vjen do të debatohet në kabinetin qeveritar projektligji përkatës, ka bëër të ditur ministri gjerman i brendshëm, Thomas de Maiziere.
“Me këtë ligj, Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina do të llogariten si vende të sigurta “, ka thënë ai.
Maiziere, që vjen nga partia CDU, fillimisht ka synuar që në këtë grup shtetesh të sigurta të futeshin edhe Shqipëria dhe Mali i Zi, por kanë pasuar protestat nga partneri në koalicion, SPD-ja. Për këtë arsye çështja e dy shteteve të përmendura fillimisht mbetet e hapur dhe objekt i bisedimeve të mëtutjeshme.
Ndërkaq, partnerët në koalicion janë pajtuar për futjen në listë të tri shteteve: Serbisë, Bosnjës dhe Maqedonisë. Kjo do të bëjë që kërkesat e azilit nga këto shtete të përpunohen më shpejtë dhe, sipas rregullit, edhe të hidhen poshtë.
Maiziere ka theksuar se Franca kohë më parë e ka futur Shqipërinë në mesin e shteteve të sigurta. “Pas kësaj, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në Francë është zvogëluar ndërkohë që në Gjermani është rritur”, ka thënë ministri, shkruan spiegel.de.
Në anën tjetër, ka theksuar ai, dihet se shkalla e njohjes së azilit është më e lartë për shtetasit shqiptarë se sa për ata serbë. Te shqiptarët kjo shkallë është 6 për qind ndërsa te serbët më pak se 1%.
Organizata të ndryshme humanitare dhe të refugjatëve kanë kritikuar planet e qeverisë për zgjerimin e listës së vendeve të sigurta, duke e akuzuar atë për diskriminim të romëve nga këto vende.
Por de Maiziere lidhur me këtë thotë se në përshkrim të ligjit nuk bëhet fjalë për romë ose të tjerë. Por, ka shtuar ai, “Serbia tashmë ka marrë statusin e kandidatit për anëtar të BE-së ndërsa Bosnja dhe Shqipëria po e synojnë këtë status. Prandaj, nga këto shtete pritet që të sillen mirë me shtetasit e tyre”.
Sipas të drejtës gjermane së azilit nga viti 1993, në listën e vendeve të sigurta hyjnë shtetet e BE-së, Gana dhe Senegali.
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













