Lajme
Shqipëria e Zvicra, vendet ku rritja e çmimeve u ndje më së paku
Derisa raportohet për shtrenjtime të mëdha të të gjitha produkteve, Shqipëria rezulton ndër vendet që ka pasur rritjen më të ulët të çmimeve në Europë, sipas të dhënave të fundit të INSTAT, që publikon indeksin e harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.
Sipas këtij indeksi, për Shqipërinë Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2022 është 3,8 %, e katërta më e ulët në Europë (pa përfshirë vendet e rajonit).
Kjo shifër është pothuajse e njëjtë me Indeksin e Çmimeve të Konsumit të INSTAT, që në janari ishte 3.7%, niveli më i lartë në më shumë se një dekadë.
Në Europë, rritja më e lartë e çmimeve është shënuar në Lituani, me rreth 12%, e ndjekur nga Estonia, me rreth 11%, Çekia me 9%. Më pak në Europë e ka ndier rritjen e çmimeve Zvicra, nën 2%.
Më herët, Eurostat njoftoi se Inflacioni në zonën euro arriti në 5.1% në janar 2022, nga 5% që ishte në dhjetor 2021, i ndikuar nga çmimet e energjisë. Duke parë përbërësit kryesorë të inflacionit të eurozonës, energjia pritet të ketë normën më të lartë vjetore të rritjes në janar (28.6%, krahasuar me 25.9% në dhjetor), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (3.6%, krahasuar me 3.2% në dhjetor. ), shërbimet (2,4%, e qëndrueshme krahasuar me dhjetorin) dhe mallrat industriale joenergjetike (2,3%, krahasuar me 2,9% në dhjetor).
Shqipëria është e ndikuar ndjeshëm nga ecuria e çmimeve të produkteve ushqimore, për shkak të peshës së lartë në shportën e mallrave të konsumit, në 42% të totalit, nga 13% që është mesatarja europiane.
Rritja në Shqipëri
Sipas INSTAT, bazuar në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2022 është 3,8 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 7,2 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 5,7 %, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 3,1 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,0 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,6 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,3 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ulën me 0,6 %, pasuar nga grupi “Shëndeti” me 0,4 %, transmetpn Monitor, përcjell Albinfo.ch.
Në muajin Janar 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,5 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9 %, pasuar nga grupi “Transporti” me 0,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,4 % secili, “Hotele kafene dhe restorante” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,3 %.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











