Një moment historik është shënuar sot për Komunitetin Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi “Shqipëria e Vogël” është përfshirë zyrtarisht në hartën zyrtare të Qytetit të New York-ut të enklavave të emigrantëve.
E vendosur në Bronx, Shqipëria e Vogël tani qëndron përkrah lagjeve të tjera që përfaqësojnë komunitetet e larmishme etnike të qytetit.
Konsiderohet se ky moment, njeh rolin e rëndësishëm që kanë luajtur shqiptarët në formësimin e historisë, kulturës dhe identitetit të një prej qyteteve më të mëdha në botë, transmeton albinfo.ch.