Kosova
Shqipëria e Kosova, me lehtësime kufitare gjatë sezonit veror
Zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë, Julian Hodaj, ka zhvilluar sot një takim në Ministrinë e Brendshme me anëtarët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë së Kosovës dhe anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë.
Hodaj shprehet se në takim u vlerësua bashkëpunimi policor mes dy vendeve në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe krimit të organizuar, si dhe ndihma e madhe që jep në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare Policia e Shtetit për kolegët e Kosovës, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Bashkëndamë me deputetët nevojën për lehtësimin e mëtejshëm të masave në kufi, sidomos gjatë shtimit të flukseve në sezonin e verës apo gjatë festave. Informova deputetët mbi përfitimet e qytetarëve bazuar në marrëveshjet e miratuara për lejet e qëndrimit, për banorët e zonave kufitare deri në 30 km si dhe hapjen e PKK Shishtavec”, tha Hodaj.
Hodaj informoi se gjatë takimit interes të posaçëm pati mbi disa nisma të Ministrisë së Brendshme për trajtimin me pension të parakohshëm të punonjësve të Policisë së Shtetit.
“Gjithashtu u theksua domosdoshmëria për rritjen e forcës goditëse për krimet ndërkufitare si dhe intensifikim në shkëmbimin e informacionit për kapjen e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









