Shqipëria
Shqipëri: Opozita paralajmëron vazhdimin e protestave
Tri orë ka zgjatur protesta paqësore e opozitës në Shqipëri. Pasi dorëzuan mandatet si deputetë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e kanë mbyllur protestën.
Ata kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë në gjithë vendin. Në mbyllje të protestës, Basha ka nisur të këndojë himnin kombëtar së bashku me protestuesit. Ai ka thënë se Shqipëria do të jetë e njerëzve të ndershëm që duan t’i japin fund padrejtësisë. “Së bashku me vullnetin tuaj, me zgjedhje evropiane do të kemi një qeveri të popullit, për popullin dhe nga populli”, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria do të ketë një të ardhme, ky është mesazhi i gjithë popullit. Bëhuni gati anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë, fitore”, ka theksuar Basha. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka thënë se kjo qeveri është zgjedhur me votat e krimit dhe duhet të largohet sa më parë.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












