Shqipëria
Shqipëri: Bie numri i nxënësve në zonat rurale
Numri i saktë i banorëve që jetojnë në zonat urbane dhe rurale është vendimtare për politikat publike dhe të kompanive që të mund të hartojnë strategji dhe plani biznesi të drejta
Gati një vit pas përfundimit të Cens 2023, INSTAT nuk po publikon të dhënën kryesore të popullsisë që banon në fshat dhe asaj që banon në qytet, por nisur nga numri i nxënësve në shkolla, duket se gjatë dekadës së fundit popullsia rurale e vendit ka pësuar rënie të fortë.
Të dhënat nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë tregojnë se nga viti 2012 në vitin 2022 numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e fshatrave pësoi rënie me rreth 40 për qind, ndërsa numri i nxënësve në shkollat e qytetit ka pësuar rënie me 20 % për të njëjtën periudhë.
Ministria e Arsimit raportoi se në vitin shkollor 2012-2013 në shkollat e fshatrave të vendit ishin të regjistruar mbi 186 mijë nxënës, ndërsa numri i tyre ra në 113 mijë ose 40 për qind më pak në vitin shkollor 2021-2022, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Në shkollat e qytetit në vitin 2012 u regjistruan mbi 204 mijë nxënës, ndërsa në vitin 2021 mbi 164 mijë ose 19.4% më pak.
Numri i saktë i banorëve që jetojnë në zonat urbane dhe rurale është vendimtare për politikat publike dhe të kompanive që të mund të hartojnë strategji dhe plani biznesi të drejta.
Popullsia e vendit ka pësuar tkurrje me rreth 14.8 për qind ose me rreth 420 mijë banorë ndërmjet dy censeve 2021 dhe 2023, por të dhëna të tërthorta tregojnë se popullsia e zonave rurale ka pësuar rënie më të fortë për shkak të migracionit të dyfishtë brenda dhe jashtë vendit.
Numri i nxënësve në shkollat rurale tregon se popullsia e zonave rurale ka rënë me ritme dy herë më të larta në qytete. Gjithashtu përgjysmimi i numrit të bagëtive në dekadën e fundit ilustron këtë fakt. Pasi rënia lidhet kryesisht me falimentin e fermave të vogla me 1-3 krerë që përfaqësojnë ekonomi të vogla familjare.
Numri i fëmijëve në vendin tonë është duke u pakësuar me shpejtësi vitet e fundit kryesisht prej emigracionit të lartë te të rinjve dhe normave të ulëta të fertilitetit. Gratë në moshë riprodhimi po lindin gjithnjë e më pak fëmijë dhe mosha për martesë po rritet si për burrat dhe për gratë.
Gjithashtu lëvizjet brenda vendit janë duke krijuar një efekt negativ të dyfishtë për popullsinë banuese në zonat rurale. Për shkak të rënies së numrit të nxënësve vit pas viti mbyllen dhjetëra shkolla. Nga ana tjetër mbyllja e shkollave detyron familjet e mbetura të zhvendosen në qendrat më të mëdha urbane për të vijuar shkollimin ë fëmijëve.
Të dhënat e tërthorta sugjerojnë se popullsia në fshat ka pësuar ulje me të fortë se ajo në qytete dhe gjithashtu popullsia në zonat rurale është me plakur se në qytete pasi ka pasur emigracion me të fortë të të rinjve. Këto zhvillime do të ndikojnë për keq sidomos prodhimin bujqësor.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











