Shqipëria
Shqipëri: 17 të vdekur brenda 24 orëve nga Covid-19
Prirja e pandemisë në Shqipëri prej ditës ka shfaqur një tendencë rënëse kur flitet për numrin e personave të konfirmuar pozitivë nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë, në buletin e saj ditor konfirmoi se nga 3005 teste të dyshuara, 475 qytetarët janë konfirmuar pozitivë me koronavirus dhe 17 të tjetër e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, transmeton Eironews, përcjell Albinfo.ch.
Në spitalet Covid në Tiranë, por edhe ato rajonale numri i personave që shtrohen për të marrë shërbim mbetet i lartë. Sipas shifrave të fundit, aktualisht janë 445 pacientë që po marrim trajtim mjekësor, nga të cilët 31 janë në terapi intensive, kurse 17 prej tyre janë të intubuar.
Qarku më i prekur nga pandemia është ai i Tiranës, i cili edhe në raportimet zyrtare konfirmohet se ka numrin më të lartë të të vdekurve në shkallë vendi.
Në përpjekje për të luftuar pandeminë e koronavirusit, Shqipëria vijon prej kohësh procesin e vaksinimit në popullatë. Të parët që kanë marrë dozat e vaksinave kanë qenë mjekët dhe infermierët. Më pas fushata e vaksinimit është shtrirë tek personat mbi moshën 80 vjeç dhe tek mësuesit.
Vaksinimi i mësuesve me dozat e vaksinës AstraZeneca ka shkaktuar debate në Shqipëri për vetë faktin se shumë vende të Evropës, mes tyre Gjermania, Franca, Italia, kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht përdorimin e saj për shkak të dyshimeve se aplikimi i saj shkakton mpiksje të gjakut.
Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke vlerësuar prirjen e infeksionit në vend ka parë të arsyeshme të lërë në fuqi disa masa kufizuese, siç janë ndalimi aktiviteteve të bareve nga ora 20:00-06:00 të mëngjesit, ndalimin e lëvizjes për qytetarët po në këtë orar dhe mbajtja e musakave në ambientet të hapura e të mbyllura.
Sipas tyre, këto janë masa të thjeshta, por të domosdoshme për t’i bërë ballë frenimit të infeksionit. Kur kanë kaluar më shumë se një vit nga pandemia e Covid-19, Shqipëria deri tani numëron zyrtarisht 2077 persona të vdekur dhe mbi 118 mijë të infektuar.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













