E-Diaspora
Shpresim Ahmeti, shqiptari tjetër në “The Voice of Germany”
Më vetëm 18 vjet, Shpresim Ahmeti është një nga kandidatët më të rinj që merr pjesë në talent shoun “The Voice of Germany” në Gjermani.
Ai në mbrëmjen e tretë të të sezonit të gjashtë të këtij spektakli i cili shfaqet në Pro7, u prezantua më këngën „It’s A Man’s Man’s Mans’ë World“ nga James Brown.
Më zërin e tij, bëri që juria të mendonte se mos në skenë janë dy persona dhe kështu hezituan që në fillim të shtypin edhe botonin, shkruan castingshow-news.de, përcjell “albinfo.ch”.
Më pas, lufta u zhvillua në mes të anëtarëve të jurisë të cilët e dëshironin të gjithë studentin shqiptar, por ai vendosi që në fund t’i bashkohet grupit të Michi Beck dhe Smudo.
Djaloshi shqiptar është nga Pfronten i Allgeraut kurse ai veten e përshkruan si një djalë më humor, i pashëm dhe i vendosur. idhulli i tij është Ray Charles dhe përveç muzikës, ai më dëshirë edhe vallëzon.
Përveç se këndon ai edhe luan më kitare.
Rreth pjesëmarrjes së tij në The Voice, Shpresimi thotë:
“The Voice of Germany” më ka ofruar mundësi të madhe për të zhvilluar muzikën time. Kam marr atje një shans për të arritur diçka. Para se gjithash, të njoh njerëz dhe të marr mësime të reja nga muzika”.
https://www.youtube.com/watch?v=-M4ZMO28hn0
Albinfo.ch
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










