Tematike
Shpërthime në kutitë postare të tre politikanëve të SP-së së Solothurnit
Juso shkruan se organizata nuk do t`i ndryshojë në asnjë mënyrë aktivitetet politike dhe nuk do të lejojë të frikësohet nga kjo formë e dhunës së ushtruar
Në mbrëmjen e të shtunës kanë ndodhur shpërthime zjarri në kutitë postare të tre politikanëve të Partisë Socialdemokrate (SP) në Solothurn. Nuk ka pasur të lënduar nga këto shpërthime por janë shkaktuar dëme materiale.
Partia, aktivistët e së cilës janë sulmuar, konsideron se sulmi është bërë me motive politike, shkruan srf.ch.
Kryetarja e SP-së për Kantonin e Solothurnit, Franziska Roth, edhe vetë e sulmuar me këtë rast, thotë se beson të ketë një motiv politik mbrapa këtyre sulmeve, transmeton albinfo.ch. Veç politikanes së përmendur, cak i sulmeve kanë qenë edhe kryetarja e Juso-s, Lary Frey dhe kryetari i degës së SP-së për Solothurn-Lebern, Philipp Jenni.
Kutitë postare të sulmuara të shtunën, qysh para katër javëve ishin shënuar me kryqe të zeza. Por, siç e thotë njëra ndër dy politikanet e sulmuara, F.Roth, kishin menduar se bëhej fjalë për shaka.
Sulmet me zjarr janë kryer në të njëjtën kohë, rreth orës 21.45 në kutitë postare të tre politikanëve majtistë.
Persona të panjohur kanë vendosur mjete të ndryshme shpërthyese në kutitë postare dhe ua kanë vënë zjarrin atyre, thuhet në një postim në facebook të bërë nga Juso e Kantonit të Solothurnit, përcjell albinfo.ch. Kutitë postare, pas zjarrvënies, janë të papërdorshme.
Siç shkruan më tutje Juso, organizata nuk do t`i ndryshojë në asnjë mënyrë aktivitetet politike dhe nuk do të lejojë të frikësohet nga kjo formë e dhunës së ushtruar.
Kur është vënë zjarri në kutinë e saj postare, kryetarja e SP-së së Kantonit të Solothurnit, Franziska Roth nuk ka qenë në shtëpi. “Fqinjët e mi kanë dëgjuar një krismë të fuqishme. Pastaj ata kanë parë se po digjej kutia ime postare. Njëri prej tyre ka sjellë menjëherë ujë dhe e ka fikur zjarrin”, thotë ajo.
Roth thotë se kohëve të fundit kishte marrë emaila dhe telefonata me gjuhë të urrejtjes, transmeton albinfo.ch. Si politikane e majtë ajo thotë se duhet të llogarisë me veprime të tilla dhe se çështja duhet marrë me qetësi. Por megjithatë ajo mendon se është shqetësues fakti se njerëz të tillë e marrin në konsideratë madje edhe mundësinë që dikush të marrë plagë nga ky sulm.
Policia e ka konfirmuar lajmin mbi sulmet në të tri rastet.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













