Lajme
Humb jetën vogëlushja shqiptare pasi shoferja hyn në korsinë e gabuar
Viktima dhe dy nga të lënduarit - prindërit e vogëlushes 6 vjeçare - janë pjesëtarë të një familje shqiptare nga Zvicra
Në Gottmadingen (rrethi i Konstancës, Gjermani) ka ndodhur një aksident i rëndë rreth orës 15:50 të së dielës . Një vogëlushe 6 vjeçare ka humbur jetën ndërsa katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
albinfo.ch merr vesh se viktima dhe të lënduarit janë shqiptarë nga Zvicra. Familjarët e saj njoftojnë se e ndjera S. G. (20.04.2016-27.11.2022) do të varroset të mërkurën, më 30.11.2022 në orën 14:00 ne varrezën te Pfarrkirche St. Peter und Paul, në Sarnen, Kantoni Obwalden.
Tragjedia ka ndodhur pas përplasjes së dy makinave, ka thënë të hënën një zëdhënëse e policisë.
Makthi u shkaktua nga një “makinë fantazmë”. Një shofere 28 vjeçare ka hyrë në korsinë e kundërt në hyrje të Autostradës 81 për arsye ende të panjohura, shkruan bild.de. Aty makina e saj është përplasur kokë më kokë me makinën e një burri 41 vjeçar.
41-vjeçari dhe pasagjerja 37-vjeçare – prindërit e vajzës, siç ka konfirmuar më vonë një zëdhënëse e policisë, janë lënduar rëndë, ashtu sikurse dhe gjashtë vjeçarja e cila ishte ulur në karrigen e pasme.
Përveç policisë dhe 30 vetave nga shërbimet e urgjencës të brigadës së zjarrfikësve Singen, në vend ndodhej edhe një ekip pastorësh, raporton një zjarrfikës.
“Aksidenti na ka prekur shumë thellë të gjithëve”, thotë ai, përcjell albinfo.c. Një ekspert tani duhet të sqarojë rrjedhën e aksidentit. A81 është mbyllur përkohësisht si pasojë e aksidentit.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












