Kosova
Shkëmbime zjarri mes policisë dhe hajnave në Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë versionin zyrtar për atë që ka ndodhur në mes të zyrtarëve të saj dhe një grupi të armatosur në “Arbëri” të Prishtinës.
Agron Borovci i ka thënë portalit Koha.net se policia ka shkëmbyer zjarr me një grup prej tre personash, pasi ka parë rrezikun që po u kanosej nga ta. Por mohon të ketë ndodhur vrasje, përcjell Albinfo.ch
Kosovapress më parë raportoi për një të vdekur dhe një të plagosur në këtë incident.
“Në kuadër të masave taktiko-operative që policia e rajonit të Prishtinës po ndermerr për kapjen e të dyshuarve të implikuar në veprat penale si dhe goditjen e grupeve kriminale brenda rajonit të Prishtinës, sot rreth orës 21:00 përderisa policët në rroba civile kanë provuar të ndalojnë një veturë të dyshuar me tre persona në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, të njëjtit kanë shpërfillur urdhrat e policisë për t’u ndalur, duke filluar ta godasin në vazhdimësi me veturën e tyre veturën e Policisë në lëvizje dhe një nga ta i ka drejtuar armën policëve të cilët në atë moment duke vlerësuar rrezikun e drejtpërdrejtë për jetën e tyre kanë përdorur armën për të neutralizuar veprimet e rrezikshme të të dyshuarve që në atë moment kanë mund të jenë fatale për jetën e policëve”, ka thënë Borovci.
Sipas tij, ndërkohë që ka vazhduar ndjekja dhe është shtuar mbështetja policore është bërë i mundur ndalimi i detyruar i veturës së dyshuar në lagjen “Perroi i Njelmët” në Prishtinë si dhe kapja dhe arrestimi i dy të dyshuarve të këtij rasti.
“I dyshuari i tretë ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në arrati, porse i njëjti është i identifikuar dhe është në kërkim policor. Ky i dyshuar i njohur për policinë ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes dhe plagosjes të ndodhura kohë më parë. Në veturën e dyshuar policia ka gjetur dhe sekuestruar: Një revole të kalibrit 7.65 mm me 6 fishekë; Një shufër metalike; Një sasi substance që dyshohet te jetë marihuane, si dhe Disa telefona celularë”, ka thënë Borovci.
“Oficerët policorë kanë marrë lëndime trupore përgjatë ndjekjes nga goditja e veturave, perderisa deri me tani nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Operacioni për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të tretë është duke vazhduar përderisa të arrestuarit konformë rekomandimit të prokurorit të shtetit do të procedohen më tej në procedurë hetimore”, ka thënë në fund Borovci.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











