E-Diaspora
Shkatërrohet banda shqiptaro-greke
Siç mësohet nga katër të arrestuarit dy janë shqiptarë të moshës 29 dhe 31, kurse dy të tjerë grekë, 36 dhe 40 vjeç
Një hetim paraprak nga Policia greke në ishullin e Kefalonisë ka çuar në arrestim e katër anëtarëve të një bande, që merreshin me trafikimin e drogës, shkruan albinfo.ch.
Siç mësohet nga katër të arrestuarit dy janë shqiptarë të moshës 29 dhe 31, kurse dy të tjerë grekë, 36 dhe 40 vjeç. Tek ata janë gjetur edhe 9460 euro, derisa kanë konfiskuar një sasi të kokainës dhe marihuanës së papërpunuar.
Gjithashtu janë gjetur edhe disa telefona. Të katër të dyshuarit janë marrë në pyetje nga Prokuroria në Kefaloni, duke u akuzuar për formimin e një grupi kriminal, trafikimit sistematik të drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Emrat e të dyshuarve nuk janë bërë të ditur, dhe as nga qytetet nga vijnë, derisa është mësuar se dy nga të arrestuarit janë nga Shqipëria.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali Marash Palushaj nga Klina u hodh në det së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake dhe... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë











