Kosova
Shefja e misionit vëzhgues të BE-së: Zgjedhjet e 9 shkurtit janë moment me rëndësi për Kosovën
Shefja e misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EU EOM) në Kosovë, Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian, ka nisur zyrtarisht misionin në Kosovë.
Përmes një konference për media nga Prishtina, Loiseau njoftoi se, pas ftesës nga Presidentja e Kosovës drejtuar BE-së për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, misioni do të shpërndajë në terren 18 vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve për t’i mbuluar të gjitha komunat e Kosovës.
Ekipi bazë i misionit prej nëntë analistësh filloi punën në fillim të këtij muaji kur arriti në Prishtinë më 8 janar, transmeton albinfo.ch.
“Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 janë moment me rëndësi për Kosovën, duke shfaqur pluralitetin e peizazhit politik të Kosovës. Prania e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE në terren synon të kontribuojë në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, duke u lejuar votuesve të Kosovës të shprehin zgjedhjet e tyre. Kjo gjithashtu nënvizon mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën për të fuqizuar më tej qeverisjen demokratike. Po i shpërndajmë në terren nëntë ekipe të vëzhguesve afatgjatë, që punojnë në çifte, meshkuj dhe femra, në mbarë Kosovën. Ata do të vlerësojnë fushatën dhe përgatitjet për zgjedhje në të gjitha komunat. Vëzhguesit afatgjatë janë të rëndësishëm për misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve të BE-së për të kryer një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor, në përputhje me metodologjinë standarde të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.
Vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 18 shtete, përfshirë Shtetet Anëtare të BE-së, Norvegjinë dhe Zvicrën dhe janë vëzhgues të pavarur dhe të paanshëm dhe do të takojnë zyrtarë lokalë të zgjedhjeve, kandidatë dhe përfaqësues të partive politike, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave lokale.
Pak para ditës së zgjedhjeve, misioni do të përforcohet me 36 vëzhgues afatshkurtër, një delegacion deputetësh nga Parlamenti Evropian dhe deri në 36 diplomatë nga shtetet anëtare të BE-së, Kanada, Norvegjia dhe Zvicra, të akredituar në Kosovë, në mënyrë që të sigurohet mbulim sa më i gjerë për Kosovën. Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE do të qëndrojë në Kosovë deri në përfundim të procesit zgjedhor.
EU EOM operon nën një kod sjelljeje i cili kërkon neutralitet të rreptë dhe mosndërhyrje.
Misioni operon nën një mandat të veçantë dhe të dallueshëm nga ai i Komisionit Evropian dhe institucioneve të tjera të BE-së në Kosovë. Misioni funksionon në përputhje me Deklaratën e Parimeve për Vëzhgimin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve.
Vëzhguesit afatgjatë do të nisen në terren të dielën më 19 janar në orën 10:00 nga selia e Misionit në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












