Kosova
SHBA vazhdon presionin ndaj Kosovës për formimin e Asociacionit
Kosova duhet të gjejë mekanizma që atë ta zbatojë duke respektuar Kushtetutën e saj, tha zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, thotë se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është obligim, të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë! Ai tha se Kosova duhet të gjejë mekanizma që atë ta zbatojë, duke respektuar Kushtetutën e saj.
“Miroslav Lajçak dhe ekipi i tij i BE-së do të thonë se marrëveshja do të jetë ligj për të dy palët dhe duhet të zbatohet”, thotë Palmer.
“Përmes marrëveshjes së Berlinit dhe BE-së janë arritur marrëveshje që duhet të zbatohen dhe të arrihet marrëveshje shtesë që do t’ua hapin rrugën. Nëse të gjithë e kuptojnë se luftojnë për raport normal, i cili do t’u hapë rrugën drejt BE-së, edhe për Serbinë, edhe për Kosovën, ekziston hapësirë për kompromis dhe progres’, shtoi ai, përcjell Albinfo.ch.
“Kosova i pranoi obligimet ndaj pakicës serbe dhe patjetër t’i plotësojë’, tha ai për RTV21.
Palmer tha se Kosova duhet të gjejë mekanizma që atë ta zbatojë duke respektuar Kushtetutën e saj.
‘Ekzistojnë mekanizma përmes të cilëve Kosova mund të zgjidhë këtë çështje në përputhje me Kushtetutën e vet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












