Kosova

SHBA shpreh keqardhje për mospjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet në veri

Pas përfunfimit të procesit zgjedhor në 4 komunat veriore të Kosovës ka ardhur edhe reagimi i SHBA-së lidhur me këtë proces.

“Ne përkrahim një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse dhe shumetnike në Kosovë dhe zgjedhjet që e mbështesin atë. Është për të ardhur keq që jo të gjitha partitë shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatës që iu shërbejnë. Votimi është një liri e rëndësishme e shoqërive demokratike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.