Sport
Shaqiri, Xhaka dhe Mehmedi – pa konkurrencë edhe në “11-shin e ëndrrave”
Shaqiri preferohet nga 77.6 % e të anketuarve, Xhaka nga 56% dhe Mehmedi nga 45.5%, duke lënë shumë mbrapa yjet tjerë të futbollit zviceran
Sikur skuadra përfaqësuese e futbollit të Zvicrës të caktohej nga votat e popullit, në “njëmbëdhjetëshen zvicerane të ëndrrave” do të hynin, madje pa konkurrencë, tre shqiptarë: Shaqiri, Xhaka dhe Mehmedi. Kështu kanë vlerësuar lexuesit e portalit 20minuten.news në një sondazh ku kanë marrë pjesë mbi 6000 sish.
Madje, Shaqiri dhe Xhaka kanë fituar përqindje dukshëm më të larta se konkurrentët e tyre për pozicionet në të cilat ata dy luajnë. Për pozitën e qendrës së djathtë Xherdan Shaqiri gëzon besimin e 77.6 për qind të të anketuarve duke lënë shumë mbrapa vetes futbollistët e njohur si David Degen me 5.7% dhe Marco Schönbächer me vetëm 4.5% të votave të lexuesve.
Në pozitën e qendrës, Granit Xhaka është i zgjedhuri i 56 për qind të lexuesve që kanë marrë pjesë në anketë. Ai ka lënë mbrapa një emër të madh të futbollit të këtushëm, Hakan Yakin, i cili vjen i dyti në këtë pozicion, me 29.1 % dhe Alexander Farnerud me 25.1%.
Futbollisti tjetër shqiptar, i dalluar së fundi në Evropianin U21, Admir Mehmedi, po ashtu në pozicionin që luan (sulmues) nuk ka konkurrencë. Po të pyeteshin lexuesit e anketuar të 20 minuten.news, Mehmedi me 45.5% të votave do të rreshtohej para kolosit të futbollit zviceran Alex Frei, i cili është i përzgjedhuri i 38.5% të lexuesve ndërsa Ben Khalifën në këtë pozicion do ta preferonin 26.2%.
Në këtë radhitje është për t`u vënë re se të vetmit futbollistë që kanë mbërritur “shifrat absolute” (mbi 50%) janë Shaqiri dhe Xhaka me 77.6 respektivisht 56 për qind. Menjëherë pas tyre, me 45%, vjen Mehmedi.
Është po ashtu interesante se në kategoritë ku konkurrojnë tre shqiptarët, epërsia e tyre ndaj rivalëve të të njëjtës kategori është shumë e madhe. Ndërsa në kategoritë tjera, ku mungojnë shqiptarët, ka kryesisht një baraspeshë në mes të të zgjedhurve.
Por, duhet cekur po ashtu se veç tre të dalluarve tashmë të mëdhenj: Shaqiri, Xhaka e Mehmedi, asnjë lojtar tjetër shqiptar nuk hyn në mesin e tre më të mirëve për pozicionet tjera të lojës.
Kështu, Amir Abrashi (me 9.2%) është i gjashti në kategorinë ku luan edhe Xhaka, pastaj Burim Kukeli me 3.2% është po ashtu i gjashti në pozicionin e qendërmbrojtësit të majtë ndërsa Milaim Rama radhitet diku nga fundi i listës, në kategorinë ku Mehmedi është i pari (sektori i sulmit).
Lexuesit kanë “vendosur” po ashtu se kush do të marrë titullin e të parit në këtë kampionat. FC Basel i Shaqirit dhe Xhakajt është favoriti i 42.7% të lexuesve, për FC Young Boys kanë votuar 21.6 dhe për FC Zürich 17.3 %.
FC Basel ka po ashtu trajnerin më të mirë me Thorsten Fink-un ndërsa skuadra që sipas anketës duhet të bjerë nga liga është ajo që posa ka hyrë në superligë, “Lausanne Sport”.
Dhjetë futbollistë të “njëmbëdhjetëshit të ëndrrave” vijnë nga tri skuadrat më të mira të superligës: FC Basel (5), FC Zürich (3) dhe FC Young Boys (2).
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











