Sport
Shaqiri vlen 17 milionë franga
"Performanca, përvoja, mosha, kontrata, ekspertët, gazetarët dhe perspektiva", janë faktorët që luajnë një rol në formimin e çmimit
Ylli i pakontestueshëm i futbollit zviceran e më gjerë, prej kohësh i cilësuar si futbollisti më i mirë i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, “kushton” 17 milionë franga. Këtë çmim ia ka caktuar atij shefi zviceran i transfermarkt.ch, siç shkruan gazeta “Blick” në numrin e djeshëm.
Emri i tij tashmë nuk bën të mungojë në notesët e top-klubeve të mëdha evropiane. Edhe javën e kaluar skautët (vëzhguesit) panë një Shaqiri të mrekullueshëm, i cili me golin e tij nga e fuzndoi edhe më tej FC Zürichun në krizë.
Me secilin gol, me secilin aksion, Shaqiri bëhet gjithnjë më i vlefshëm. Por, sa në të vërtetë është vlera e tij në tregun e futbollit botëror? Për të marrë një përgjigje, Blick ka pyetur shefin e transfer.ch, Mario Schlup.
“Shaqiri është me siguri futbollisti më i vlefshëm i superligës së Zvicrës. Dhe unë mendoj se vlera e tij e transferit është afërsisht 14 milionë euro (17 milionë franga), ka thënë Schlup. Ai ka shpjeguar edhe mënyrën se si ka arritur në këtë shifër.
“Performanca, përvoja, mosha, kalimi i afatit të kontratës dhe perspektiva”, janë faktorët që luajnë një rol në formimin e çmimit. Por transfer.ch merr parasysh edhe mendimet dhe qëndrimet e klubeve, këshilltarëve dhe gazetarëve kur e bën përcaktimin e çmimit të një lojtari”.
Futbollisti i Zvicrës që deri më tani është vlerësuar më së shumti ka qenë Inler. Ai është “shitur” për plot 21 milionë franga (por, jo deri sa ka qenë në Zvicër).
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










