Sport
Shaqiri, futbollisti më i mirë vitit në Zvicër
Shaqiri është zgjedhur lojtari më i mirë në kategorinë më atraktive dhe më të rëndësishme "Credit Suisse Player of the Year"
Në natën e 14-të të futbollit zviceran në spektaklin e mbajtur mbrëm në Bernë, Xherdan Shaqiri është kurorëzuar me çmimin futbollisti më i mirë i vitit. Në fakt, “Credit Suisse Player of the Year” është zgjedhja e lojtarit më të mirë të Zvicrës në mesin e më të mirëve.
19-vjeçari ka triumfuar në këtë garë kundër kapitenin Gokhan Inler dhe portieri Diego Benaglio.
Shaqiri do të trashëgojë futbollistin e FC Basel, Benjamin Huggel, i cili këtë titull e kishte fituar vitin e kaluar. Ai ka thënë se ndjehet krenar që është zgjedhur në mesin e më të mirëve.
Veç Shaqirit, ishin edhe dy futbollistë shqiptarë të nominuar për tu kurorëzuar në këtë mbrëmje spektakli. Por, në një kategori tjetër, Admir Mehmedi dhe Granit Xhaka.
Shaqiri ka hyrë në konstelacionin e yjeve të futbollit zviceran për një kohë të shkurtër.
Edhe pse vetëm 19 vjec, Shaqiri vitin e kaluar ishtë zgjedhur në mesin e lojtarëve më të mirë, në kategorinë e të rinjve.
Reprezentuesi i Zvicrës, Shaqiri, me Baselin ka kontratë deri në qershor të vitit 2014.
Me këtë çmim, Baseli do të përfitojë edhe më shumë nga shitja e talentit kosovar.Xherdan Shaqiri pjesë e Baselit është që nga viti 2001.Në ekipin e parë të këtij klubi ka debutuar në verë të vitit 2009. Edicionin e kaluar fitoi titullin e kampionit dhe kupën e Zvicrës me Baselin. Në 32 paraqitje kishte shënuar katër gola.Ai nga marsi i vitit të kaluar luan rregullisht për Zvicrën. Me Zvicrën u paraqit në kampionatin botëror “Afrika e Jugut 2010”. Deri më tani për përfaqësuesen helvetike ka zhvilluar dhjetë ndeshje.
Shaqiri është është treguar talent i padiskutueshëm edhe me Përfaqësuesen U-21 të Zvicrës në Evropianin e futbollit që është mbajtur në Danimarkë.
Mesfushori kosovar po vlerësohet si një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit evropian, ndërsa për shërbimet e tij po interesohen gjigantët, si Bayern Muenchen, Manchester United, Liverpool, Juventus e Milan.
Në “Natën e e Futbollit Zviceran” janë kurorëzuar më të mirët gjatë një viti, në tetë kategori të ndryshme: trajneri më i mirë, skuadra më fair play, futbollistet femra më të mira, gjyqtarët më të mirë etj.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











