Sport
Shaqiri dhe Xhaka me FC Baselin festojnë titullin e kampionit
Ashtu siç ishte pritur FC Baseli ka arritur të jetë me plotë meritë kampion i Zvicrës
Me këtë edhe dy futbollistët shqiptarë nga Kosova, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka po largohen si kampionë nga skuadra zvicerane FC Basel. FC Baseli të dielën siguroi titullin e 15-të të Zvicrës në historinë e klubit, dhe të tretin me radhë, pas fitores 3:1 kundër Lozanës para 36 mijë shikuesve në stadiumin St. Jakob në Basel.Megjithë rrëmujen juridike, FC Baseli, disa javë para përfundimit të kampionatit ka siguruar edhe një trofe duke qenë në krye të ligës me më së shumti pikë.Golat në këtë ndeshje në finale i shënuan në minutën e 9-të Streller, në minutën e 64-të Alex Frei dhe Zoua golin e tretë krejtë në fund të ndeshjes.Shaqiri e Xhaka luajtën në këtë ndeshje finale kundër Lozanës.
Për Shaqirin 20-vjeçar ky ishte titulli i tretë rresht me Baselin, ndërsa për Xhakën i dyti.Para se të largohen në drejtim të Gjermanisë, dy reprezentuesit e Zvicrës mund të fitojnë edhe një trofe me Baselin. Baseli këtë edicion arriti sukses edhe në gara evropiane. U kualifikua në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, ku u ndal nga Bayerni, klub ku gjatë verës do të transferohet Xherdan Shaqiri.
Ai tashmë ka firmosur me gjigantin gjerman. Të njëjtën e ka bërë edhe Xhaka me skuadrën tjetër të Bundesligës, Borussia Moenchengladbach. Për titullin e 15-të të Baselit kanë kontribuar edhe dy futbollistë të tjerë nga Kosova. Taulant Xhaka në vjeshtë regjistroi katër paraqitje, ndërsa në janar u huazua te Grasshopperi, kurse Arlind Ajeti regjistroi një paraqitje këtë edicion.
Keystone
Keystone
Keystone
Keystone
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










