Sport
Shaqiri: A do ta magjeps Munihun sikur e ka magjepsur Zvicrën?
Shaq, edhe sot pranon se Barcelona dhe jo Bajerni, është klubi i tij më i adhuruar, ëndrra e tij futbollistike që nga fëmijëria
Edhe pas nënshkrimit të kontratës me Bayernin e Munihut, ylli shqiptaro-zviceran Xherdan Shaqiri mbetet i preferuar i medieve të këtushme. Por tashmë nuk spekulohet për klubin ose për çmimin e shitjes. Ai mbetet në fokus të medieve për personalitetin e tij, karakterin dhe temperamentin e tij, që përshkruhet si i këndshëm dhe i sinqertë.
Gazeta Sonntagsblick ka bërë sot një portretim të gjatë të margaritarit nga Bazeli, me titullin “Çfarë e bën atraktiv Shaqirin?”.
Aty nënvizohen disa nga karakteristikat kryesore të tij. Njëra ndër to është thjeshtësia e tij dhe përkushtimi ndaj familjes. Natën pas nënshkrimit të kontratës me Bayernin, Xherdani ishte në darkë me familjen, sikur çdo natë tjetër. Nuk pati as darkë festive, as shampanjë, thuhet në gazetë. Pastaj i jepet fjala Shaqirit. “Unë kam nevojë për ngrohtësinë e famuiljes. Familja më ka bërë atë që jam, prandaj i jam shumë mirënjohës”. Ai tregon se është djali i tretë në familje dhe fëmija e i parafundit. Prandaj, me gjithë famën dhe paratë që sjell në shtëpi, ai e di vendin e vet në kierarkinë e familjes. “Babai është shefi”, thotë ai.
Karakteristikë tjetër e Shaqirit është sinqeriteti dhe thjeshtësia, që nuk e kanë braktisur as tash, kur ka nënshkruar marrëveshje me njërën ndër skuadrat më të mëdha evropiane. Por ai ka edhe vetëbesim. “Përse një klub i madh si Bajerni do t`i jepte 15 milionë franga për të më mbajtur në bankinë?”, thotë ai lidhur me dyshimet nëse do të zë vend në ekipin e parë të Bajernit.
Kur jemi te sinqeriteti. Shaq edhe sot pranon se Barcelona dhe jo Bajerni, është klubi i tij më i adhuruar, ëndrra e tij futbollistike që e ka përcjellë që nga fëmijëria. Ajo është “tjetër numër”, shprehet futbollisti që nga korriku do të kalojë në Bajern. “Barcelona, Reali dhe Bajerni janë tri klubet më të mëdha të Evropës”, thotë ai.
Shaq e njeh mjaft mirë edhe rolin e tij si shembull i integrimit të shqiptarëve në Zvicër. Ai thotë se është i pranishëm për çdo ditë në mediet shqiptare dhe njerëzit në Kosovë krenohen me të. Por, zbulon Shaqiri, gazetat e atjeshme kontaktojnë përmes vëlllait, Edinit ose përmes menaxherëve. “Askush nuk e ka numrin tim të telefonit”, thotë ai.
Sa i përket lidhjeve eventuale me femra, Shaqiri po ashtu pranon se nuk ka të tilla. Ai vazhdon të jetë singl. “Femra që ka më së afërmi është Monica Belluci. Portreti i aktores seksipile italiane gjendet në bluzën e tij”.
Futbollisti që dallohet edhe me guximin e tij në përballje me kundërshtarët, e njeh ehde frikën. “Nëse ka një gjarpër në afërsi, unë ik sa të mundem”, pranon Shaqiri frikën nga gjarprinjtë dhe buzëqesh, “me buzëqeshjen që ka magjepsur gjithë Zvicrën dhe që, mbase, do të magjepsë edhe Munihun”, përfundon shkrimi.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?