Të tjera
Shaip Kamberi refuzon të marrë pjesë në konsultimet për qeverinë e re serbe
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka drejtuar një letër Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e informuar se nuk do të marrë pjesë në konsultimet për formimin e qeverisë së re.
Në letrën e tij, Kamberi ka deklaruar se refuzimi i tij vjen si pasojë e diskriminimit të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve në Serbi dhe mungesës së vullnetit politik për të përmirësuar pozitën e tyre, transmeton albinfo.ch.
“Nuk shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e një procesi të rremë të demokracisë, sa për të përmbushur formën, ndërkohë që bashkëkombasit e mi mbeten një pakicë e diskriminuar në sistemin shtetëror gjatë 13 viteve të fundit”, ka shkruar Kamberi, duke publikuar edhe letrën e plotë.
Ai ka theksuar se shqiptarët në Serbi vazhdojnë të përballen me probleme të shumta, përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave të fituara në Kosovë, mungesën e përfaqësimit në institucionet publike dhe diskriminimin ekonomik, përcjell albinfo.ch.
Kamberi ka rikujtuar se, që nga viti 2014, kërkesat e shqiptarëve janë bazuar në “Planin me shtatë pika”, një dokument i hartuar nga subjektet politike shqiptare dhe i miratuar nga Qeveria serbe në vitin 2013. Sipas tij, pavarësisht premtimeve dhe përpjekjeve institucionale, asnjë qeveri e drejtuar nga Vuçiq nuk ka bërë përpjekje serioze për t’i realizuar këto kërkesa.
Problemet kryesore të komunitetit shqiptar në Serbi
Në letrën e tij, Kamberi ka renditur disa nga problemet kryesore me të cilat përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë:
-
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve vazhdon.
-
Mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë pengon punësimin e të rinjve.
-
Shqiptarët vazhdojnë të përjashtohen nga institucionet publike.
-
Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve mbetet e pranishme në diskursin politik.
-
Zonat me shumicë shqiptare janë ndër më të pazhvilluarat në Serbi.
-
Mjekët dhe kuadrot shqiptare të specializuara në polici mbeten të papunë.
Duke përmbyllur letrën e tij, Kamberi ka bërë thirrje për një qasje të re në politikën serbe, e cila do të përfshinte lirinë e plotë të medias, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare.
“Jam i hapur për bisedime dhe bashkëpunim me këdo që, në mënyrë serioze dhe të sinqertë, do të angazhohet për realizimin e kërkesave tona legjitime”, ka përfunduar ai.
Ky vendim i Kamberit për të bojkotuar konsultimet vjen në një kohë kur Serbia po përballet me një krizë politike dhe tensione të brendshme lidhur me qeverisjen e ardhshme të vendit.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













