Kosova
Serbia konfirmon rastin e parë me koronavirus
Është bërë e ditur se në Serbi është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin e ri, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.
I infektuari, është një burrë 43 vjeç nga Subotica, i cili e ka vizituar Budapestin. Atje, motra e tij kishte probleme me frymëmarrjen. Ai aktualisht është vënë në karantinë në një spital të Suboticës.
“Ai është kthyer nga Budapesti dhe nuk është ndjerë mirë. Pacienti ka treguar përgjegjësi dhe është izoluar menjëherë. Testi i infeksionit tregoi se ai është pozitiv në koronavirusin e ri”, tha Lonçar.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se nuk kishte vend për panik dhe frikë.
“Serbia është e gatshme, çdo gjë që kërkon profesioni, ne do të bëjmë,” tha Lonçar.
Globalisht, autoritetet konfirmuan mbi 92,000 raste të prekura me koronavirus.
Shumica e tyre – mbi 80,000 – janë në Kinë, vendin e origjinës së koronavirusit.
Në të gjithë botën, mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.
Në SHBA, numri i të vdekurve aktualisht është 12, ndërsa të infektuar janë mbi 200, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














