Lajme
Serbët në Zveçan shpalosin një flamur 250 metra të gjatë
Numër i madh i qytetarëve serbë janë mbledhur sot para objektit të Komunës në Zveçan, dhe përballë forcave të KFOR-it, të cilët po kujdesen për sigurinë.
Provokimi i radhës nga serbët ishte shpalosja e një flamuri të Serbisë 250 metra në turmën e protestuesve.
Në anën tjetër, KFOR-i ka krijuar një mbrojtëse me tela me gjemba.
Gjatë ditës së djeshme në tri komunat veriore të Kosovës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok janë mbajtur protesta kryesisht të qeta.
Serbët kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat deri në përmbushjen e kushteve të tyre.
Grumbullim të qytetarëve ka edhe në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zubin-Potokut.
Pranë objektit komunal është e vendosur Policia e Kosovës, ndërsa në distancë më të gjerë pjesëtarët e KFOR-it.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair











