Lajme
Selanik: Zbulohen mbi 324 kg marihuanë, arrestohen një shtetas nga Maqedonia dhe një nga Kosova
Aksioni grek “Vardaris”, ka hapur hetim dhe është caktuar paraburgim për një person nga Maqedonia e Veriut dhe për një nga Kosova, të dyshuar për transportin e mbi 324 kilogramëve marihuanë, që u kapën në Selanik të Greqisë.
“Në fund të shkurtit të këtij viti, i dyshuari kishte siguruar një automjet motorik transportues, ndërsa në fillim të marsit edhe një rimorkio, pas së cilës menjëherë kishte organizuar transportin e pretenduar të letrës së ricikluar të presuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut drejt Republikës së Turqisë, përmes Republikës së Bullgarisë. Pasi kishte përfunduar formalitetet doganore, më 8 mars 2026, i dyshuari me automjetin transportues dhe rimorkion ishte larguar nga territori i Maqedonisë në drejtim të Republikës së Bullgarisë. Mirëpo, në vend që të vazhdonte drejt Republikës së Turqisë, ishte drejtuar për në Republikën e Greqisë, ku automjetin me rimorkion e kishte lënë në një hapësirë të mbyllur me qira në Selanik”, thuhet në njoftimin nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit, atje ishte takuar me dy prej të dyshuarve ndaj të cilëve po zhvillohet procedurë në Republikën e Greqisë, njëri prej të cilëve ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes, dhe kishte marrë vesh për transportin e mëtejshëm të drogës narkotike, siç thuhet, pasi ajo të fshihej në ngarkesën me letër të ricikluar.
“Pas sigurimit të drogës narkotike, dy prej të dyshuarve, së bashku me persona ende të panjohur, në periudhën nga 11 deri më 14 gusht 2026 e kishin vendosur marihuanën në hapësirat e krijuara paraprakisht në balotat me letër të ricikluar. Më 14 gusht 2026, në kuadër të aksionit “Vardaris”, zyrtarët policorë në Republikën e Greqisë kanë privuar nga liria dy prej të dyshuarve dhe kanë kryer kontroll dhe bastisje në hapësirën e marrë me qira. Aty ishte gjetur rimorkioja, së cilës paraprakisht i ishin hequr targat e regjistrimit. Në katër paleta të vendosura në pjesën e pasme të rimorkios dhe në katër paleta të tjera para saj ishte gjetur sasia e lartpërmendur e drogës narkotike – marihuanës”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Aksioni është zhvilluar në kuadër të një hetimi disa-mujor dhe bashkëpunimit mes autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












