Sport
Seferi, i lënduar, mbron titullin e kampionit të Evropës
Shqiptari nga Maqedonia, me qëndrim në Zvicër, ka mbrojtur për herë të dytë me sukses titullin e kampionit të Evropës
Kampioni Evropian i boksit në versionin WBO, i kategorisë Cruiser, Nuri Seferi ia ka dalë mbrëmë që në vendlindjen e tij, në Gostivar të mundte sfiduesin e tij, belgun Tony Ingelrest dhe të mbante në pronësinë e tij titullin e kampionit.
Në këtë mënyrë shqiptari nga Maqedonia, me qëndrim në Zvicër, ka mbrojtur për herë të dytë me sukses titullin e kampionit të Evropës.
Kundërshtarin e tij Seferi e ka mundur në raundin e tretë me një nokaut teknik.
Fitorja e Seferit fiton edhe më shumë në rëndësi për faktin se ai vetëm pak kohë më parë kishte një lëndim serioz dhe madje qe paralajmëruar edhe tërheqja e tij e plotë nga boksi.
Këshilltari sportiv i Nuri Seferit ka thënë për Figosport.de se me performancën shumë të mirë që ka treguar, Nuriu është kandidat serioz që vitin e ardhshëm të fitojë ehde një shans për titullin e kampionit botëror.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











