Lajme
Sanxhaku kërkon ndihmë nga Kosova e Shqipëria
Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, përmes një komunikata për media ka alarmuar për gjendjen e rëndë në Sanxhakun lindor si pasojë e pandemisë Covid-19.
Kjo shoqatë apelon tek institucionet shëndetësore të Kosovës dhe Shqipërisë që të ndihmojnë këtë pjesë, ku jetojnë shqiptarët, shkruan albinfo.ch.
Sipas tyre, komunat më të prekura nga pandemia janë Tutini, Sjenica dhe N. Pazari, të cilat shtrihen në pjesën lindore të Sanxhakut.
Ky është apeli i shoqata “Kosova për Sanxhakun”:
“Sanxhaku lindor është në kolaps shëndetësor
Edhe pse në Sanxhak po arrijnë ndihma të konsiderueshme nga të gjitha anët, mungesa e personelit shëndetësor është problem kyç në luftë me pandeminë Covid-19.
Komunat më të rrezikuar nga pandemia Covid-19 janë Tutini, Sjenica dhe N. Pazari, të cilat shtrihen në pjesën lindore të Sanxhakut.
Andaj apelojmë të gjitha institucioneve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë që të bëjnë të pa mundurën që këtyre tre komunave të lartpërmendura t’iu dilet në ndihmë, sidomos me kuadro shëndetësore. Mjekët janë më se të domosdoshëm.
Shoqata “Kosova për Sanxhakun” fton Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë të ndihmojë Sanxhakun përmes Këshillit Kombëtar të Sanxhakut (Telefon: +381 20 315 608 E-mail: [email protected] ) dhe po ashtu fton Qeverinë e Kosovës dhe qeverinë e Shqipërisë që të ndajnë nga një shumë parash për këtë qëllim në ndihmë vëllezërve nga Sanxhaku”.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















