Kosova
Sa para shpenzoi këtë vit diaspora në Kosovë?
Kosova këtë vit ka shënuar numër rekord të bashkatdhetarëve që kanë vizituar vendin.
Bashkatdhetarët që kanë ardhur këtë verë në Kosovë, sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare, kanë shpenzuar rreth 500 milionë euro. Sipas ekspertëve që i kanë bërë këto hulumtime, thuhet se të hollat e derdhura janë një infuzion për ekonominë e Kosovës, sidomos në rrethana të pandemisë.
Sipas Organizatës “Germin”, shpenzimet e tyre këtë sezon kanë qenë rreth 500 milionë euro.
Lirim Krasniqi, nga Organizata joqeveritare “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës, tha për RTK se shpenzimet e bashkatdhetarëve gjatë sezonit të verës arrijnë shifrën e 500 milionë euro. Derisa sipas Krasniqit, numri i bashkatdhetarëve që kanë hyrë në Kosovë këtë sezon vere, është rreth 1 milion, transmeton Albinfo ch.
“Konsiderojmë që vizitat e diasporës gjatë verës së këtij viti, kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e Kosovës. Sipas një vlerësimi që kemi bërë,por edhe nga organizata e tjera që bëjnë analiza të tilla, në rastin më të mirë, shifra që është derdhur në Kosovë mund të shkojë deri në 500 milionë euro. Kjo shifër e lartë është dhe infuzion për ekonominë e Kosovës, sidomos në rrethana të pandemisë kur disa biznise kishin regjistruar humbje të mëdha për shkak të mbylljes së përkohshme nga masat COVID-19”, thotë Krasniqi.
Ndërsa të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se në muajin qershor numri i personave që kanë hyrë përmes transportit rrugor ka qenë rreth 1milion e 900 mijë, në muajin korrik është rritur për 1milion e 33 mijë. Ndërsa, vetëm brenda 15 ditëve të muajit gusht në Kosovë kanë hyrë rreth 1 milion e 409 mijë persona.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” numri i udhëtarëve në muajin korrik ishte mbi 340 mijë, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit 2020, ka pasur rritje për 60 mijë e 433 udhëtarë.
Në 15 ditë të muajit gusht janë realizuar 738 fluturime me rreth 92 mijë udhëtarë.
Përveç shpenzimeve që diaspora e Kosovës bën gjatë sezonit të verës, çdo vit Kosova pranon remitenca. Vetëm vitin e kaluar mjetet e ardhura nga diaspora kanë kapur vlerën prej 980.1 milionë euro.
E-Diaspora
-
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president Inicohet peticion nga diaspora për kandidimin e Murat Jasharit për president... -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave -
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj













