CH-Ballkani
Sa litra verë pinë shqiptarët?
Më pak se qytetarët e Shqipërisë pinë vetëm ata të Kosovës, me 0.14 litra në vit për person
Sipas hartës së krijuar nga Instituti i Verës, shqiptarët konsumojnë në një vit 7.8 litra verë, edhe pse kjo shihet mund të jetë më e lartë.
Më pak se qytetarët e Shqipërisë pinë vetëm ata të Kosovës, me 0.14 litra në vit për person, ndërsa më të lartin e ka Maqedonia me 40 litra verë për person në vit.
Nivel të ulët konsumi ka dhe Mali i Zi, shtetasit e të cilit konsumojnë vetëm 0.7 litra verë në vit, shkruan ‘monitor’.
Shtete me konsumin më të lartë të verës janë qytet-shtet e Andorrës dhe të Vatikanit, ku në secilin prej tyre konsumohet përkatësisht 56.9 litra dhe 56.2 litra verë për person në vit. Në vend të tretë renditet Kroacia me 46.9 litra verë, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse me famë për sa i përket prodhimit të verës, Franca dhe Italia nuk kanë rrëmbyer vendet e para për sa i përket prodhimit, por janë renditur përkatësisht në vendit e pestë dhe të dhjetë.
Më pak verë konsumojnë vendet e botës arabe, ku alkooli është i ndaluar. Në vendin e parë për konsumin më të ulët është Pakistani. Në vend të dytë renditet Jemeni, ndërsa në të tretin Afganistani me 0.00075 litra për person.
Konsum të ulët ka edhe në Arabinë Saudite, ku ka ligje të forta për sa i përket konsumit të alkoolit. Në Arabi konsumi për frymë është 0.003 litra.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















