Skip to content

Anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë, Austria: Vendimi erdhi nga pala shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka anuluar vizitën zyrtare të planifikuar për nesër, më 19 tetor, në Vjenë, ku pritej të takohej me kancelarin federal të Austrisë, Christian Stocker.

Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në Vjenë, sipas të cilit anulimi i vizitës është kërkuar nga pala shqiptare.

“Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftimin e qeverisë austriake, transmeton albinfo.at.

Në komunikatën zyrtare nuk janë dhënë arsyet e anulimit të vizitës.